Real Madridi ka publikuar formacionin zyrtar për miqësoren që do të ta zhvillojnë ndaj Barcelonës, e që e cila pritet të luhet në ora 01:00 pas mesnatës.
Ancelotti ka bërë një ndryshim të vetëm në përbërje në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Milanit, duke e nisur me Eder Militaon si titullar ndërsa Jesus Vallejo mbetet në bankën rezervë.
Në mesfushë pas paraqitjes solide ndaj ‘Rossonerëve’, vendin startues e ka ruajtur i riu Mario Martin, i cili do të ndihmohet nga Luka Modric dhe Dani Ceballos.
Sulmi po ashtu mbetet i njëjti si në ndeshjen paraprake, me Endrick që do të luajë klasiken e tij të parë si lojtar i Real Madridit, i ndihmuar nga Brahim dhe Arda Guler.
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial para #ElClásico!
🆚 @FCBarcelona_es#RealMadridOnTour | @UnicajaBanco pic.twitter.com/Jp9GAKpnHw— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 3, 2024
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga Amerika, ky duel mund të ketë gjasa që të shtyhet për një kohë tjetër për shkak të kushteve atmosferike.
Reshjet po vazhdojnë të bien pa ndalur në qytetin e New Jersey, duke e lënë fatin e këtij takimi në dyshim./Telegrafi/