Site icon Telegrafi

Real Madridi publikoi listën, por u mungojnë dy yje ndaj Liverpoolit

Real Madridi cilësohet si favorit për takimin kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë në të tetën e Ligës së Kampionëve, por ata do të jenë pa dy yjet kryesorë të mesfushës.

Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni janë lënë jashtë skuadrës së Los Blancos për t’u përballur me The Reds të martën.

Gjermani është ende duke e marrë vetën nga një grip që e ka lënë jashtë skuadrës që nga e mërkura e kaluar, duke e detyruar atë të humbasë dy ndeshje në La Liga kundër Elche dhe Osasuna. Tchouameni mbeti jashtë liste kundër Osasunas, gjithashtu me sa duket me grip.

Lexo po ashtu Lajmi i hidhur për Liverpoolin para takimit me Real Madridin

Në vend të tyre, Mario Martin dhe Sergio Arribas janë përfshirë në listë. Në skuadër ka vazhduar edhe Alvaro Rodriguez, pavarësisht rikthimit të Karim Benzemas, pas impaktit të tij ndaj Osasunas, duke dhuruar një asistim në minutat e fundit. Arribas ka arritur të shënojë gjithashtu një gol për Los Blancos në Kupën e Botës për Klube.

Gjasat janë që Dani Ceballos dhe Eduardo Camavinga të shoqërojnë Luka Modric në treshen e mesfushës, ndërsa Fede Valverde luan në krahun e djathtë. Ceballos dhe Camavinga kanë qenë ndoshta mesfushorët më të mirë të tyre që nga Krishtlindjet, por Ancelotti ndoshta do të startonte me Tchouameni dhe Kroos në 11-shen e tij më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version