Telegrafi

Real Madridi projekton transferimin e Tielemansit

Real Madridi është duke tentuar të transferojë Youri Tielemansin nga Leicester City.

Sipas asaj që raporton Diario Goal, Los Blancos janë duke menduar që të tërhiqen nga gara për Eduardo Camavingan, shkaku që Rennes kërkon shumë para.

Derisa Toni Kroos dhe Casemiro janë edhe në kohën e tyre më të mirë, derisa Luka Modric është në perëndim të karrierës së tij.

Nëse nuk mund të transferojnë Camavingan, atëherë Youri Tielemans do të ishte lojtari ideal për mesfushën e tyre.

Për të realizuar transferimin e belgut, Real Madridi duhet të paguajë rreth 50 milionë euro, aq sa është klauzola e tij te Leicesteri.

Youri Tielemans thuhet se e pëlqen transferimin te Los Blancos , por që ende nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me Camavingan. /Telegrafi/