Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.
Los Blancos ka kohë që tentojnë të transferojnë fituesin e Kupës së Botës, mirëpo parisienët nuk e duan largimin e tij.
Dëshira e Mbappes është tashmë e njohur, pasi ai e do kalimin te klubi më i madh evropian, por problem mbetet vlera e lartë që PSG mund ta kërkojë.
Mirëpo, sipas asaj që raporton AS, Real Madridi planifikon të ofrojë rreth 100 milionë euro dhe Iscon e Mariano Diazin në këtë ofertë.
Mesfushori spanjoll ka një vlerë rreth 80 milionë euro, derisa sulmuesi vlerësohet në atë 40 milionë.
Kështu, PSG do e shiste 21-vjeçarin për një shumë mbi 200 milionë euro, apo duke përfituar dy lojtarë dhe para. /Telegrafi/