Site icon Telegrafi

Real Madridi pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë

Real Madridi është duke u përgatitur që të bëjë një revolucion në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Tashmë dihet se Los Blancos po synojnë transferimin e Kylian Mbappes dhe Erling Haaland, mirëpo fillimisht duhet të largojnë disa lojtarë.

Sipas asaj që raporton MadridistaReal, Florentino Perez po synon të largojë plotë shtatë lojtarë në verë.

Lexo po ashtu Arsenali vë kontaktet e para me Realin për një rikthim sensacional të Hazard në Ligën Premier

Disa prej lojtarëve u skadon kontrata, derisa disa prej tyre do të shiten në afatin që po vjen, në mënyrë që të ketë lehtësime në paga.

Marcelo, Gareth Bale, Isco, Dani Ceballos, Eden Hazard, Luka Jovic dhe Mariano Diaz, janë në listën e largimeve të Real Madridit.

Perez me këto largime synon që të ketë fonde të mjaftueshme për transferime e reja, por edhe një hapësirë më të madhe për dyshen Haaland-Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version