Gjiganti spanjoll, Real Madridi e ka bërë trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, objektivin e tyre kryesor për këtë verë.
Los Blancos nuk ka gjasa të vazhdojnë me Carlo Ancelottin sezonin e ardhshëm, edhe nëse fitojnë titullin në La Liga.
13 herë kampionët e Evropës humbën me rezultat 4-0 ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar, gjë që ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e italianit në klub.
Sipas gazetës Sport në Spanjë, trajneri i Chelseat, Tuchel, është objektivi i tyre kryesor nëse shkarkojnë Ancelottin.
Një tjetër mundësi do të ishte trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu është i lidhur me Manchester Unitedin, sikurse Tuchel.
Tuchel mund të largohet nga Chelsea këtë verë pasi e ardhmja e klubit mbetet e pasigurt.
Blutë pritet të shiten në javët e ardhshme pas sanksioneve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj pronarit rus Roman Abramovich.
Trajneri gjerman Tuchel ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 dhe mund të lihet i lirë në fund të sezonin për të ndryshuar vendin. /Telegrafi/