Telegrafi

Real Madridit i pranohet goli pas rishikimit të VAR – milimetrat vendosën

Real Madridi është kthyer në lojë me një gol të shënuar nga Sergio Ramos.

Me të filluar pjesa e dytë Zinedine Zidane bëri dy ndryshime, duke e futur në lojë Alvaro Areloan dhe Marcelon.

Zhvillohej minuta e 55-të kur pas një harkimi të Karim Benzema me kokë shënoi Ramos.

Lexo po ashtu Një ‘Cristiano Ronaldo i ri’ shfaqet në Santiago Bernabeu – festa e nigerianit që i shënoi dy herë Realit i bezdis tifozët madrilenë

Në shikim të parë dukej pozitë jashtë loje dhe gjyqtarët e gjykuan si të tillë.

Por pas rishikimit të VAR, u pranua goli i Real Madridi, që e dërgon rezultatin në 2-1 në të mirë të belgëve.

Emmanuel Dennis e gjeti rrjetën në minutën e 9-të, pastaj edhe në minutën e 39-të për epërsinë prej 2-0 të Brugge.

Real Madridi tani është kthyer në lojë dhe minuat e fundit pritet të jenë të zjarrtë. /Telegrafi/