Site icon Telegrafi

Real Madridi po planifikon largimin e Bale si lojtar i lirë

Real Madridi thuhet është duke menduar largimin e ylli uellsian, Gareth Bale, si lojtar i lirë këtë vit.

Sipas gazetës Marca, Bale është i gatshëm të përmbush edhe dy vitet e fundit të kontratës së tij në Santiago Bernabeu.

Por, klubi mbretëror tani është i përgatitur ta lejojë atë të largohet si lojtar i lirë vetëm për ta hequr atë nga librat financiar.

Lexo po ashtu Bale zbulon planet për jetën pas pensionimit nga futbolli

Bale është pa gol në ligë që nga shtatori dhe ka luajtur vetëm tre herë në vitin 2020 duke qenë i parëndësishëm për ekipin.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ishte përgatitur t’i jepte mundësinë e tij këtë sezon, por ai nuk ka arritur ta fitojë vendin e titullarit dhe atë rë rezervës së parë.

Tani Los Blancos gjithnjë e më shumë nuk duan ta mbajnë Bale dhe pagën e tij prej 15.4 milionë funtesh dhe pasi Brexit të bëhet realitet në janarin e ardhshëm, 30-vjeçari do të zërë një vend ekstra-komunitar në skuadër. /Telegrafi/

Exit mobile version