Telegrafi

Real Madridi po mendon për transferimin e Tchouamenit

Aurelien Tchouameni është njëri nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori francez është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane si Chelsea, Juventus, Manchester United, Liverpool, Bayern Munich e Real Madrid.

Por duket se skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e yllit të Monacos është Real Madridi.

Sipas asaj që ka raportuar Marca, Los Blancos janë duke e përcjellë nga afër situatën e Tchouamenit dhe duan ta transferojnë atë në verë.

Por për Realin nuk do të jetë aspak lehtë nënshkrimi me francezin e ri, marrë parasysh çmimin e tij, por edhe konkurrencën e madhe.

Çmimi fillestar i Tchouamenit është 60 milionë euro dhe në Francë janë të sigurt se deri në verë mesfushori i ri mund të kushtoj edhe më shumë./Telegrafi/