Telegrafi

Real Madridi po ia shuan shpresat Unitedit për Camavingan

Real Madridi po përgatitet të ketë bisedime me Eduardo Camavinga për vazhdimin e kontratës së tij.

Francezi ka qenë i rëndësishëm për klubin këtë sezon, duke luajtur në disa pozicione të ndryshme.

Ndërsa Camavinga preferon të luajë si mesfushor, ai gjithashtu ka luajtur shumë minuta edhe si një mbrojtës i majtë.

Lexo po ashtu United përgatit një ofertë të majme në drejtim të Real Madridi për Camavingan

Sipas The Athletic, Reali dëshiron të sigurojë që Camavinga të jetë lojtari i tyre për një kohë të gjatë në mes të interesimit nga Manchester United. I riu është rekomanduar te United nga ish-bashkëlojtari i Realit, Casemiro.

Burimi shton se 20-vjeçari do të ketë një rritje pagash për përpjekjet e deritanishme në klub.

Ata gjithashtu do të shtojnë një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e tij për të shmangur interesimin nga klubet tjera. /Telegrafi/