Real Madridi duket se nuk do ta transferojë Kylian Mbappen as në këtë verë.
Los Blancos nuk e kanë komoditetin financiar që të transferojnë francezin në këtë afat kalimtar.
Kështu, sipas asaj që raporton Cadena Ser, Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i Mbappes nga Paris Saint-Germain.
Klubi francez është i gatshëm që të blindojë lojtarin e tyre me kontratë të re, pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2022.
Los Blancos tashmë janë pajtuar me faktin se nuk i kanë muskujt ekonomik që të ballafaqohen me PSG-në.
Kështu, ata kanë hequr dorë nga Mbappe dhe nuk do ta transferojnë në këtë verë, me shpresë që do ta marrin si lojtar të lirë. /Telegrafi/