Telegrafi

Real Madridi planifikon transferimin e Osimhen

Real Madridi po planifikon një lëvizje me para të mëdha për yllin e Napolit, Victor Osimhen, raporton Calciomercato.

Me tetë gola në Serie A këtë vit, Osimhen është në prag të sezonit të pestë radhazi me gola dyshifrorë.

Real Madridi është i etur për bindur atë që të kalojë në “Santiago bernabeu, pasi humbi Kylian Mbappen verën e kaluar.

Los Blancos tashmë kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij, por ende nuk ka diçka konkrete.

Besohet se Napoli do ta linte Osimhenin të largohet vetëm për një shumë mbi 120 milionë euro, pasi ka edhe skuadra të tjera të interesuara.

Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe PSG gjithashtu i duan shërbimet e tij. /Telegrafi/