Telegrafi

Real Madridi planifikon transferimin e Nabil Fekirit

Real Madridi tashmë po planifikon nënshkrimet e tyre të verës dhe e ka identifikuar yllin e Real Betis, Nabil Fekir, si një objektiv të madh transferimi.

Sipas mediumit fichajes.net, roli kryesor i francezit në fitoren 2-1 të së dielës të Betisit kundër Real Madridit thjesht ka intensifikuar interesin.

26-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka siguruar tre asistime në 23 ndeshjet e tij për Betisin që nga kalimi i tij në verë nga klubin francez, Olympique Lyonnais.

Lexo po ashtu Real Madrid po e monitoron ecurinë e Fekir në La Liga

Në të vërtetë, ky nënshkrim u konsiderua si një goditje e madhe e klubit nga Sevilla dhe është raportuar gjerësisht që një klub tjetër mund t’ua rrëmbej këtë verë që vjen.

Fekir gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Raporti shton se Fekir mund të jetë i disponueshëm për 25 milionë euro këtë verë për Los Blancos, të cilët mund të përfshijnë Dani Ceballosin në çdo marrëveshje të tillë.

Ceballos – dikur lojtar i Betisit, ku erdhi përmes akademisë së tyre – aktualisht është në një marrëveshje huazimi te Arsenali në Ligën Premier. /Telegrafi/