Site icon Telegrafi

Real Madridi planifikon transferimin e Diego Carlos

Real Madridi pritet të bëjë revolucion në mbrojtje për edicionin e ri.

Raphael Varane ka paralajmëruar largimin nga Los Blancos, ndërsa kapitenit Sergio Ramos ende nuk i është vazhduar kontrata që i skadon në verë.

Mbrojtësi tjetër qendror Nacho ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në Madrid njësoj sikur edhe Eder Militao.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Blancos janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të brazilianit Diego Carlos.

27-vjeçari ka dy vite që po shkëlqen me Sevillën dhe është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë.

Gjithsesi për të arritur te mbrojtësi brazilian, kampioni i shumëfishtë i Spanjës duhet të shpenzojë deri në 70 milionë euro.

Për lojtarin interesim ka pasur edhe nga Barcelona, Manchester City e Juventus, por Sevilla ka refuzuar shitjen e tij verën e kaluar.

Përveç brazilianit, për qendrën e mbrojtjes Los Blancos janë shumë afër të nënshkruajnë edhe me David Alaban që do të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munichu në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version