Site icon Telegrafi

Real Madridi planifikon dy nënshkrime kyçe gjatë verës

Afati i transferimeve të kësaj vere sigurisht që do të jetë i madhe për Real Madridin, me Jude Bellinghamin që po shihet si objektivi kryesor i klubit dhe me disa lojtarë që mund të largohen për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit të mesfushorit të Borussia Dortmund.

Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi kur t’i skadojë kontrata dhe drejtuesit e klubit do të shpresojnë të organizojnë një largim për Eden Hazard.

Dyshja nuk janë në planet e tanishme apo të ardhshme të Carlo Ancelottit, kështu që ata do të lejohen të largohen nga Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës AS, ‘heqja qafe’ e pagave të tyre mund të ndihmojë klubin të gjenerojë fonde shtesë për marrëveshjen e Bellingham, por mund të lejojë gjithashtu blerjen e një sulmuesi rezervë, që është një tjetër nga objektivat e Real Madridit për verën.

Klubi është i shqetësuar për rekordin e lëndimeve të Karim Benzemas, dhe me të drejtë duke pasur parasysh se ai humbi disa ndeshje në fazat fillestare të sezonit, kështu që një zëvendësues adekuat po renditet si një domosdoshmëri për sezonin e ardhshëm.

Mbetet për t’u parë se kë sjell klubi dhe nëse është dikush që mund të marrë rolin e titullarit nga Benzema pasi ai të largohet në mënyrë të pashmangshme nga klubi pas disa vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version