Real Madridi thuhet se po bëjnë një përpjekje të re për të fituar shërbimet e trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.
Ditët e trajnerit të Real Madridit, Julen Lopetegui, janë të numëruara pas një fillimit katastrofal të sezonit për kampionët evropianë.
E ardhmja e tij në dyshim ka bërë që mediat të përfolën shumë trajner si të mundshëm për ta zënë vendin e Lopeteguit.
Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është emri kryesor për të marrë përsipër detyrën e trajnerit në Santiago Bernabeu.
Megjithatë, edhe trajneri i Real Madrid Castilla, Santiago Solari dhe legjenda Guti janë lidhur gjithashtu me stolin e Mbretërve.
Por, sipas asaj që raporton mediumi britanik The Sun, shefat e Realit do të preferonin trajnerin e Tottenahmit, Pochettino, për të cilin u interesuan edhe në verë.
Gjigantët spanjoll thuhet se do të kontrollojnë situatën në kohë e fundit nëse mund të joshin Pochettinon të largohet nga veriu i Londrës përpara se të marrin një vendim përfundimtar.
Drejtuesit e Realit thuhet se mund të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë se 40 milionë funte për të ‘transferuar’ argjentinasin. /Telegrafi/