E përditshmja italiane Corriere Dello Sport, shkruante se ka një raport të tensionuar mes Interit dhe Real Madridit, pasi italianët nuk kanë paguar këstin e parë të kartonit të Achraf Hakimit.
Tutje artikulli shkruante se Los Blancos do ta kthenin mbrojtësin maroken.
Ka qenë fillimisht Interit që e ka përgënjeshtruar lajmin, ndërsa pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Real Madridit, duke thënë se artikulli nuk ka bazë dhe se zikaltërit janë një klub mik.
“Duke marrë shkas nga një artikull i publikuar nga Corriere Dello Sport, për tensione mes klubit tonë dhe Interit, theksojmë se lajmi është tërësisht i pavërtetë”.
“Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim për garanci shtesë, siç thotë gazeta dhe termat e transferimit të futbollistit janë sistemuar në një marrëdhënie kontraktuale normale mes klubeve. Për më tepër në këtë rast me Interin, klubi ynë ka ruajtur marrëdhënie optimale, si një klub mik dhe historik”, thuhet në komunikatën e madrilenëve.
Official Announcement.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) January 23, 2021
Achraf Hakimi iu bashkua e Interin gjatë afatit të verës, në një marrëveshje që kap shifrën e 40 milionë eurove.
Palët kanë rënë dakord që pagesa të bëhet më këste dhe 10 milionë eurot e para madrilenët pritet t’i arkëtojnë brenda 31 marsit. /Telegrafi/