Real Madrid thuhet se po tenton një lëvizje të bujshme për të nënshkruar me Alphonso Davies nga Bayern Munich.
Klubi spanjoll po kërkon të ndërtojë skuadrën e tyre me qëllim afatgjatë dhe e ka identifikuar 22-vjeçarin si kandidatin perfekt për t’u bërë mbrojtësi i majtë i parë.
Sipas AS, ylli i Kanadasë që luajti në Kampionatin Botëror, është identifikuar si një nga më të mirët në botë nga Madridi.
Davies ka një kontratë me Bayern Munich deri në verën e vitit 2025 dhe kampionët gjermanë do të hezitojnë ta lënë atë të largohet, e lëre më me çmim të ulët.
Raportimi shton se duke synuar vitin 2024, Real Madridi po kërkon të përfundojë një lëvizje sa më vonë që të jetë e mundur për të marrë vlerën më të mirë.
Është një taktikë që ata kanë përdorur më parë për të finalizuar transferimet e Toni Kroos – gjithashtu nga Bayern – dhe Eden Hazard nga Chelsea.
Që nga bashkimi me Bayernin në vitin 2018, Davies ka luajtur 134 ndeshje për klubin dhe ka shënuar gjashtë gola – duke fituar katër herë Bundesligën si dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/