Telegrafi

Real Madridi përgatit një ‘plan special’ që Mbappe të fitojë trofeun evropian në gusht

Real Madridi thuhet se ka përgatitur një plan special për t’i dhënë debutimin yllit Kylian Mbappe në Superkupa e Evropës dhe kështu francezi ta fitojë trofeun evropian me fanellën e Los Blancos.

Sipas Relevo, përgatitësi atletik i Real Madridit, Antonio Pintus, ka përgatitur një plan të posaçëm për të ndihmuar Mbappen të rifitojë formën dhe mprehtësinë e tij sapo të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

Plani është që të sigurohet që Mbappe të jetë i aftë dhe të inkuadrohet për të luajtur në finalen e Superkupës së UEFA-s më 14 gusht kundër Atalantës.

Nëse Real Madridi e fiton ndeshjen, do të jetë titulli i parë evropian për Mbappen në nivel klubesh, pasi ai kurrë nuk e fitoi të tillë gjatë viteve të tij në PSG.

Mbappe pritet të ribashkohet me skuadrën e Real Madridit në SHBA pas pesë ditësh së bashku me shokët e tij francezë që arritën në gjysmëfinalen e Euro 2024 muajin e kaluar.

Francezi mund të mos luajë në asnjë ndeshje para-sezonale me debutimin e tij në Madrid që pritet të jetë përballja kundër Atalantës. /Telegrafi/