Telegrafi

Real Madridi ofron Jamesin dhe para për Neymarin

Real Madridi thuhet se është gati të sakrifikojë mesfushorin me tipare sulmuese, James Rodriguez, për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Negociatat për të transferuar Jamesin në Napoli janë menduar të jenë në fazat e fundit, por Mundo Deportivo pretendon se ai mund të jetë ende i lidhur me PSG-në.

Kjo mund të ndodh sepse Real Madridi është duke përgatitur një mega-ofertë prej 130 milionë eurove plus kolumbianin ose Gareth Balen për Neymarin.

Lexo po ashtu James Rodriguez afër transferimit te Napoli

Megjithatë, gazeta beson se një rikthim në Barcelonë mbetet përparësia e yllit brazilian.

Ndërkohë, James u pyet për të ardhmen e tij, pasi asistoi në fitoren e Kolumbisë në Copa America kundër Katarit të mërkurën në mbrëmje.

James duke festuar golin së bashku me Duvan Zapatan (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

“Jam i qetë, ndihem mirë dhe dua të luaj mirë”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Bayern Munchen për gazetarët.

“Dua të kem një Copa America të mirë dhe të ndihmoj Kolumbinë të bëjë sa më shumë të jetë e mundur”.

Lexo po ashtu PSG është gati ta shesë Neymarin, por çmimi i kërkuar vështirë të paguhet

“Kam menduar për tregun, por ka akoma ka shumë kohë dhe ende nuk e di se ku qëndron e ardhmja ime”.

“Nuk e di nëse do të shkoj në Napoli. Tani për tani, jam duke menduar vetëm për ekipin kombëtar dhe për të pasur një Copa America të mirë”, përfundoi James. /Telegrafi/