Telegrafi

Real Madridi ofron Iscon dhe 20 milionë euro për Ruizin e Napolit

Real Madridi e dëshiron me ngulm transferimin e Fabian Ruizit nga Napoli.

Los Blancos kanë mbetur të impresionuar nga forma e mesfushorit spanjoll në këtë sezon, andaj po tentojnë ta transferojë në janar.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, madrilenët janë të gatshëm që ta ofrojnë Iscon dhe 20 milionë euro për t’i marrë shërbimet e 23-vjeçarit.

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Carlo Ancelotti tashmë dihet se është adhurues i lojës së spanjollit, mirëpo Napoli nuk është i interesuar në shkëmbim të lojtarëve.

Lexo po ashtu Reali favorit për ta transferua Fabian Ruizin

Sipas mediave në Itali, Aurelio De Laurentiis kërkon mbi 150 milionë euro nga shitja e Ruizit, derisa Reali mund të mendojë edhe një opsion tjetër.

Florentino Perez mund të ofrojë në marrëveshje Iscon dhe James Rodriguezin, por do të kërkojë më pas një shumë të parave për ta marrë spanjollin e Napolit. /Telegrafi/