Real Madridi është i gatshëm të dërgojë Gareth Bale te Tottenham Hotspur si pjesë e marrëveshjes për të transferuar Christian Eriksenin.
Mesfushori danez, Eriksen, është një dëshirë e kamotshme e gjigantit nga Old Trafford, të cilët disa herë kanë tentuar transferimin e tij.
Megjithatë, klubi londinez nuk ka lejuar largimin e yllit të tyre, por tani mund të lëkunden nga oferta e re e Mbretërve.
Sipas mediumit Sunday Express, Real Madrid është i gatshëm për të përdorur Bale si karrem në ofertën e tyre në drejtim të Tottenhamit për Eriksenin.
Gjigantët spanjollë janë të vendosur të përpiqen të largojnë Balen këtë verë pasi ai nuk ka arritur të bind presidentin e klubit Florentino Perez këtë sezon.
Perez kërkoi nga Bale të marr rolin e liderit si Cristiano Ronaldos pas kalimit të tij në Juventus verën e kaluar, por ai ka luftuar edhe për minuta nën drejtimin e Santiago Solarit.
Pas kësaj, duket se koha e tij në kryeqytetin spanjoll mund të përfundojë dhe ata duan ta përdorin atë në këmbim për Eriksenin.
Reali po përgatitet të ofrojë Bale plus rreth 50 milionë funte në përpjekje për të provokuar Tottenhamin për të lënë Eriksenin të shkojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/