Real Madridi ka ofruar 90 milionë euro plus shërbimet e yllit Gareth Bale në këmbim të yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.
Sulmuesi brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim të verës në Barcelonë dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin francez është në shqyrtim.
Një raport në gazetën Marca javën e kaluar pretendoi se gjigantët katalunas ishin të hapur të ofrojnë para dhe dy lojtarë për Neymar, ku në mesin e tyre edhe Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho.
Megjithatë, sipas El Mundo Deportivo, Real Madridi nuk është jashtë garës për lojtarin dhe Blaugranët janë të vetëdijshëm për këtë zhvillim, edhe pse preferenca e lojtarit është një kthim te Barcelona përpara kryeqytetit spanjoll.
Në të vërtetë, Los Blancos janë të prirur të bëjnë një ofertë të kënaqshme për të fituar garën për transferimin e Neymarit.
Mundo Deportivo raporton se Real Madridi ka ofruar tashmë shërbimet e Bale dhe 90 milionë euro për ish-yllin e Santosit. /Telegrafi/