Telegrafi

Real Madridi ofron 280 milionë euro për transferimin e Mbappes

Kylian Mbappe (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Raportohet se Real Madridi është i gatshëm që t’i paguajë 280 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappes.

Francezi është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë të futbollit modern, gjersa skuadra spanjolle është duke e kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Kylian Mbappe (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sipas France Football, Reali është i gatshëm që të paguajë shumën e majme për ta transferuar Mbappen nga Paris Saint-Germaini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylian Mbappe

Francezi është duke kaluar nëpër një formë të lartë në sezonet e fundit, gjersa madrilenët kanë tentuar ta transferojnë kur ishte pjesë e Monacos.

Që nga transferimi te PSG-ja, Mbappe ka arritur të shënojë 57 gola dhe ka bërë 32 asistime në 85 ndeshje.

Sulmuesi francez aktualisht është golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Ligue 1, ku ka arritur të realizoi 30 gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/