Site icon Telegrafi

Real Madridi me ofertë të lartë, i ofron një futbollist dhe 40 milionë Dortmundit për Haalandin

Real Madridi nuk po heq dorë nga transferimi i yllit norvegjez Erlind Haaland.

Sensacioni norvegjez ka shkëlqyer në dy kampionate të ndryshme këtë edicion, fillimisht në Bundesligën austriake e prej janarit në Gjermani me Borussia Dortmundin.

Haaland tani ka një klauzolë largimi prej 80 milionë euro dhe Real Madridi e dëshiron me çdo kusht norvegjezin.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja spanjolle Marca, Reali ka një plan shumë të mirë për transferimin e Haalandit në Santiago Bernabeu.

Los Blancos janë gati ta dërgojnë te Borussia Dortmundi sulmuesin serb Luka Jovic që ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në La Liga dhe 40 milionë euro për ta transferuar norvegjezin.

Te Dortmundi janë deklaruar se Haaland nuk është në shitje dhe lojtari është transferuar që të qëndrojë për kohë të gjatë, por kjo ofertë e Realit nuk mund të refuzohet lehtë.

Jovic e njeh mjaftë mirë kampionatin gjerman ku shkëlqeu me Frankfurtin dhe Borussia Dortmund mund të pranojë propozimin e madrilenëve.

Gjithsesi për Haaland në garë janë edhe Manchester United dhe Juventus që janë gati të paguajnë klauzolën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version