Ylli danez i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit te Real Madridi.
Eriksen mund të lërë Spurs si transferim i lirë në fund të sezonit pasi kontrata e tij skadon me klubin londnez.
Por, Real Madridi nuk dëshiron t’i lë asgjë rastësisë dhe do të bëjë ofertën për 27-vjeçarin para verës.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbretërit do të transferojnë mesfushorin e Tottenhamit, Eriksen, në janar.
Tottenham ka pranuar që Eriksen është duke u larguar dhe do të kërkojë para për danezin në janar sesa ta humbasë atë falas gjatë verës.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy klubet italiane, Interi dhe Juventusi. /Telegrafi/