Telegrafi

Real Madridi nuk merr më shumë se një barazim në ndeshjen miqësore ndaj Club Americas

Real Madridi është përballur me Club American në ora 04:30 të mëngjesit, me ndeshjen që përfundoi 2-2.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Club America kaloi në epërsi me golin e Henry Martin, që u asistua prej Layn.

Por, Los Blancos nuk i lejuan kundërshtarët të gëzohen edhe aq shumë, duke i barazuar shifrat nëpërmjet Karim Benzemas (22’), që pranoi një asistim nga Marco Asensio.

Pjesa e parë përfundoi me këtë dy gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy të tjerë.

Ishte minuta e 55-të e takimit kur 14 herë kampioni i Evropës fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Eden Hazard.

Derisa po shkonte ndeshja nga përfundimi, Club America u aktivizua edhe më shumë, duke ia dalë të shënon edhe golin e barazimit për 2-2 me anë të Alvaro Fidalgo (82’), që po ashtu realizoi nga pika e bardhë.

Deri në fund të takimit kishte edhe disa raste të mira shënimi për madrilenët, por që në fund 2-2, ishte rezultati i ndeshjes. /Telegrafi/