Raphael Varane ka mohuar akuzat se VAR-i po e ndihmon Real Madridin në këtë edicion që të shpallen kampion të La Ligës pas fitores 2-0 ndaj Deportivo Alavesit.
Një penallti e shënuar nga Karim Benzema dhe goli i Marco Asensios i ndihmuan Los Blancos që të rikthehen në diferencën prej katër pikësh ndaj vendit të dytë Barcelonës ku kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje.
Varane, që ndihmojë Real Madridin që të mbante golin e paprekur në këtë takim, ka mohuar akuzat se ata po ndihmohen në garë për titull.
“Zërat nga jashtë nuk na shqetësojnë ne. Ne jemi të fokusuar që të fitojmë dhe po japim gjithçka nga vetja”, ka thënë ai për Movistar.
“Ne nuk e kontrollojmë VAR-in, ne e kontrollojmë forcën tonë për të fituar ndeshje në fushë”, ka shtuar më tej Varane.
Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu akuzoi madrilenët se po ndihmohen nga VAR-i, sidomos në fitoren ndaj Athletic Bilbaos në javën e kaluar. /Telegrafi/