Mateo Kovacic është vetëm një hap larg që të huazohet te Chelsea, ndërsa Luka Modric dëshiron të shkojë te Interi.
Nuk është më fshehtësi që kroati dëshiron të largohet nga Real Madridi për të provuar një eksperiencë në Serie A.
Largimi i Cristiano Ronaldos ia ka prishur planet dy mesfushorëve, që tani kanë kërkuar largimin.
Tre emra janë në agjendën e mbretërve.
Christian Eriksen (26 vjeç) është zëvendësimi ideal për Modricin.
Është paksa problem që të negociohet me Tottenhamin në këtë kohë, kur kanë mbetur edhe dy ditë drejt mbylljes së afatit në Ligën Premier.
Duke ia shtuar kësaj edhe problemin për negocim me presidentin e klubit londinez, Daniel Levy.
Kjo pasi Real ka pasur përvojë të hekurt në negociatat për Modricin dhe Gareth Balen, ndërsa njëjtë e pësuan edhe me Mauricio Pochettinon.
Në anën tjetër Julen Lopetegui do të mirëpriste ardhjen e Thiago Alcantara (27 vjeç), lojtar i Bayern Munichut që ka luajtur në të kaluarën te Barcelona.
Real kishte mundësinë që të nënshkruante pesë vite më parë për 20 milionë euro, por bordi nuk pranoi ta paguante klauzolën e tij.
Lopetegui beson se ai është një lojtar që është në gjendje ta diktojë ritmin e lojës.
Mundësia e tretë është ballkanasi i lindur në Spanjë, Sergej Milinkovic-Savic.
Lazio kërkon 100 milionë euro për transferimin e tij, por Los Blancos besojnë që mund ta marrin edhe për një çmim më të ulur.
Çmimi aktualisht ka rënë në 70 milionë euro. /Telegrafi/