Real Madridi e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin 2023/24 në La Liga, pasi triumfoi 2-0 në udhëtim te Athletic Bilbao.
Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, duke tentuar që sa më parë të kalonin në epërsi.
Por, ishte minuta e 28-të, kur Real Madridi shënoi golin e parë të ndeshjes, me Dani Carvajal që asistoi te Rodrygo.
Madrilenët shkuan m pas me të gjitha forcat në sulm, dhe goli i dytë u shënua nga debutuesi Jude Bellingham (36’), që realizoi një gol të bukur.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte e qetë për nga golat.
2️⃣ ¡Vamos con la segunda parte!
▶️ @AthleticClub 0-2 @RealMadrid
🟣 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 𝘼 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 en @TwitchES 👉 https://t.co/jf8ST3gscK
🖥️ https://t.co/QzWcyDrZKo#AthleticRealMadrid pic.twitter.com/dzQWefPrVg— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 12, 2023
Në 45 minutat e dytë, rastin e parë serioz e krijoi Federico Valverde, kur lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 68-të, mirëpo përfundoi jashtë.
Dy minuta më vonë, Vinicius Junior u fut në zonë, por që gjuajtja e tij u bllokua nga portieri Unai Simon.
Një mundësi të mirë shënimi e pati edhe Luka Modric, kur në minutën e 84-të testoi seriozisht Simon, me këtë të fundit që bëri një pritje brilante. /Telegrafi/