Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në kuadër të finales së Superkupës së Evropës të zhvilluar në Varshavë të Polonisë.
Mbretërit e nisën ndeshjen me treshen sulmuese Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo, por vetëm në fund të pjesës së parë arritën të rrezikonin seriozisht.
Në minutën e 27-të, erdhi rasti i parë në ndeshje, ku Marten de Roon harkoi, por topi i devijuar nga Eder Miltao u ndal në shtyllë.
Ederson provoi goditjen pas disa minutash, por as ku nuk ishte i saktë.
Në kohën shtesë të pjesë së parë, Real Madridi ishte afër golit, por gjuajta e Vinicius u ndal në shtyllë.
Pas një pjese të parë jo aq atraktive, pjesa e dytë nisi i shumë mirë për mbretërit që gjetën golin.
Zhvillohej minuta e 59-të, kur Jude Bellingham nisi një aksion të mirë menduar, duke pasuar te Vinicius, i cili kalon ë lojtar dhe pason te Ernesto Valverde që shënon nga afër për 1-0.
GOAL valverde gives real Madrid the lead!!
VINICIUS WOW WHAT AN ASSIST#SuperCup #RMAATA pic.twitter.com/vbTuWfRcP4
— Everything futbol (@incontextfutbol) August 14, 2024
Një aksion shumë i bukur që kthehet në gol nga mbretërit, të cilët edhe pas golit rrezikuan me Vinicius dhe Eder Militao, por portier Musso ishte në vend.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur në minutën e 69-të, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe kombinuan bukur, me francezin që gjuan me të parën për të shënuar për 2-0.
⚽️ Goal: Mbappe | Real Madrid 2-0 Atalanta | 🅰️ bellingham#RMAATL #SuperCup pic.twitter.com/nTAgdg2JCp
— Everything futbol (@incontextfutbol) August 14, 2024
Pas golit të dy skuadrat kishin raste të mira, me Atalantan që rrezikoi më shumë.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës./Telegrafi/