Real Madridi thuhet se po pret Paris Saint-Germain para së të bëjë një ofertë për sulmuesin francez, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez është njëri nga emrat më të përfolur në botë dhe shkaku i situatës së tij me kontratë ka bërë që ai të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha.
Mbappe ka një ofertë kontrate në tavolinë, por nëse ai nuk e nënshkruan atë, PSG mund të shikojë për të shitur atë dhe të mos rrezikojë ta humbasë atë falas.
Sipas gazetës Marca, Real Madridi do të japë kohën e tij dhe do të presë që PSG të nxjerrë Mbappen në treg përpara se të bëjë një lëvizje.
Mbretërit vazhdojnë të mbesin klubi më i interesuar për Mbappen dhe ka disa vite që po e ndjekin me vëmendje.
Përveç Real Madridit, emri i Mbappes është lidhur shumë edhe me një transferim të Liverpooli. /Telegrafi/