Telegrafi

Real Madridi në bisedime të avancuara për transferimin e Marquinhos

Real Madridi thuhet se është shumë afër që ta transferojë Marquinhos nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori brazilian po e kërkon një aventurë të re dhe është i gatshëm që të largohet në muajin e ardhshëm nga kampioni i Ligue 1.

25-vjeçari ka zgjuar interesimin e Los Blancos, dhe Le 10 Sport raporton se Zinedine Zidane dëshiron ta transferojë atë në afatin e dimrit.

PSG është e gatshme ta lejojë largimin e tij, mirëpo kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Man City dhe Reali në kontakte me Marquinhos

Marquinhos ka kontratën me parisienët deri në vitin 2020 dhe largimi i tij mund të jetë më i komplikuar se sa duket.

Florentino Perez po tenton që ta mbyllë transferimin e brazilianit në janar, por refuzojnë të paguajnë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/