Real Madridi thuhet se është shumë afër që ta transferojë Marquinhos nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori brazilian po e kërkon një aventurë të re dhe është i gatshëm që të largohet në muajin e ardhshëm nga kampioni i Ligue 1.
25-vjeçari ka zgjuar interesimin e Los Blancos, dhe Le 10 Sport raporton se Zinedine Zidane dëshiron ta transferojë atë në afatin e dimrit.
PSG është e gatshme ta lejojë largimin e tij, mirëpo kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.
Marquinhos ka kontratën me parisienët deri në vitin 2020 dhe largimi i tij mund të jetë më i komplikuar se sa duket.
Florentino Perez po tenton që ta mbyllë transferimin e brazilianit në janar, por refuzojnë të paguajnë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/