Real Madrid është lidhur së fundmi me sulmuesin anësor të Tottenhamit, Son Heung-min, i cili po kalon një sezon të shkëlqyeshëm në Ligën Premier.
Jug-koreani ka formuar një partneritet të mirë me Harry Kane nën drejtimin e Jose Mourinhos në Spurs, ku ka shënuar 12 gola në 16 ndeshje të Ligës Premier, si dhe ka siguruar pesë asistime.
Sipas Marca, Real Madridi do të takohet me homologët e tyre të Tottenhamit për të marr më shumë informacion se çfarë do të kërkohet për një marrëveshje të mundshme mes palëve.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane thuhet se është një tifoz i madh i Son, megjithëse çdo lëvizje mund të komplikohet duke pasur parasysh kontratën e tij në Tottenham që skadon në 2023 dhe klubi mund të kërkojë një shifër të madhe.
Duhet të thuhet se Real Madridi është duke vëzhguar me kujdes financat e tyre duke pasur parasysh pandeminë e coronavirusit.
Në anën tjetër klubet kanë një marrëdhënie të mirë, pasi kanë krye disa marrëveshje në vitet e fundit si ato të Gareth Bal, Luka Modric dhe Sergio Reguilon. /Telegrafi/