Telegrafi

Real Madridi mund të njoftojë së shpejti largimin e Benzemas

Po bëhet gjithnjë e më e mundshme që Karim Benzema të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi janë bërë 14 vjet që ai u bashkua nga Lyoni.

Raportimet për një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite janë rritur gjatë ditëve të fundit, dhe AS tani ka raportuar se zyrtarët e Al-Ittihad janë gjithnjë e më të sigurt se do të nënshkruajnë me 35-vjeçarin.

Madje njoftimi zyrtar pritet të ndodh shumë shpejt nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Benzema gjithashtu thuhet se ka folur me ish-bashkëlojtarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për këtë lëvizje, me portugezin që po luan në Arabinë Saudite, te Al-Nassr.

Benzema do të fitonte një pagë pa taksa prej mbi 100 milionë euro në vit, gjë që do ta bënte atë një nga futbollistët më të paguar në botë.

Real Madridi nuk e kishte parashikuar largimin e Benzemas, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ai kishte rënë dakord për të vazhduar kontratën e tij aktuale deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Real Madridi shqetësohet për Benzemën pas ofertës marramendëse nga Arabia Saudite

Nëse ai largohet, Florentino Perez do të detyrohet të futet fuqishëm në afatin kalimtar veror të gjetur një zëvendësues. /Telegrafi/