Site icon Telegrafi

Real Madridi mposhtet nga inferiorët e Alcoyanos dhe eliminohet nga Copa del Rey

Real Madridi është mposhtur në vazhdime me rezultat 2-1 nga Alcoyano në kuadër të fazës së 1/16-të dhe është eliminuar nga Copa del Rey.  

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Los Blancos, por edhe përkundër shumë rasteve arritën vetën në fund ta shënojnë një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të dhe ishte mbrojtësi Eder Militao, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Marcelos.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte më i mirë duke menaxhuar lojën dhe duke krijuar raste, por vetëm vendasit gjeten golin.

Ishte lojtari Jose Solbes (80’), i cili arriti të barazojë shifrat në 1-1 dhe përkundër disa rasteve të mëvonshme të Realit, shifrat nuk u ndryshuan dhe ekipet shkuan në vazhdime.

Në vazhdime pritej një fitore e Mbretëve, por edhe përkundër rasteve të shumta dhe një lojtari më shumë, ndodhi e kundërta.

Alcoyano arriti të gjej golin me anë të Juanan Casanova (115’), i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte gol i fitores.

Me këtë fitore, klubi inferior i Alcoyano arrin të kalojë në fazën e 1/8-tës në Copa del Rey. /Telegrafi/

 

Exit mobile version