Telegrafi

Real Madridi mposhtet nga Athletic Bilbao – Raul Garcia ‘heroi’ i baskëve që ua siguroi finalen

Athletic Bilbao ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, pas fitores ndaj Real Madridit me rezultat 2-1.

Tani baskët do të luajnë në finale me Barcelonën pas tri ditësh.

Ndeshja nisi më mirë për Bilbaon që shënuan në rastin e tyre të parë serioz në minutën e 18-të.

Ishte Raul Garcia që shënoi gol pasi pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur gjeti rrjetën për 1-0.

 

Real Madridi tentoi të kthehet në lojë me Marco Asension, por pa sukses.

Në minutën e 37-të të takimit Lucas Vazquez pengoi në zonë një lojtar bask dhe gjyqtari akordoi penallti.

Ishte sërish Raul Garcia që shënoi, kësaj radhe për 2-0.

 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën pritej një trysni më e madhe e Realit.

Por rastin e parë të mirë e kishte Bilbao me Iker Munain, që nuk ishte i saktë.

Asensio rrezikoi dy herë, por pa sukses, ndërsa Real Madridi po iu afronte golit.

Ndeshja u hap në minutën 73 kur Casemiro pasoi me kokë te Karim Benzema i cili shënoi nga afër për 2-1.

 

I njëjtë shënoi edhe një herë, por kësaj radhe u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të dy skuadrat u munduan, por nuk kishte gola dhe Athletic Bilao kaluan tutje. /Telegrafi/