Telegrafi

Real Madridi monitoron situatën e Comanit

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi e ka vendosur në listën e dëshirave francezin Kingsley Coman, i cili po lidhet me një largim nga Bayern Munichu.

Anësori sulmues francez është nën kontratë deri në verën e vitin 2023, por bisedimet për rinovimin me Bayernin kanë ngecur.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, Real Madridi po monitoron situatën e kontratës së Coman me Bayernin dhe mund të tentojë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Barcelona monitorojnë situatën e Comanit te Bayern Munich

Ata tashmë presin të transferojnë Kylian Mbappe verën e ardhshme dhe do të jenë të interesuar të shtojnë edhe Comanin, një tjetër sulmues dinamik francez gjithashtu.

Coman ka shënuar pesë gola në të gjitha garat këtë vit, teksa ka shtuar edhe dy asistime me Bavarezët.

Çmimi i lojtarit 25-vjeçar sillet rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/