Real Madridi është njëri nga shumë klubet që po monitorojnë situatën e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.
Reprezentuesi i Belgjikës nuk do të udhëtojë për në Torino me skuadrën e Spurs për t’u përballur me Juventus këtë javë, pavarësisht njoftimit të kthimit të tij në palestër.
Një raport në The Telegraph përshkruan këtë si fërkim themelor midis mbrojtësit dhe klubit, duke thënë se raportet e tyre mes vete nuk janë më të mirat.
Këto acarime dhe raportime të mediave kanë alarmuar disa klube kryesore evropiane, duke përfshirë së fundmi edhe Real Madridin.
Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid ka një marrëveshje aktuale në klubin e Londrës së Veriut deri në qershor 2020 dhe ka një klauzolë largimi.
Mediumi anglez thekson se kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi prej 25 milionë funtesh që mund të shkaktohet nga viti 2019.
Manchester City dhe Chelsea janë dy klubet e tjera të cilët kanë qenë të lidhur me mbrojtësin shumë të vlerësuar belg.
Edhe Manchester Unitedi dhe Interi thuhet se kanë shikuar mundësitë për transferimin e Alderweireldit. /Telegrafi/