Telegrafi

Real Madridi merr fitore të madhe në udhëtim te Bilbao

Real Madridi ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao në kuadër të javës së 18-të në La Liga, 2-0.

Pas vetëm 24 minutash lojë, Los Blancos ia dolën ta shënonin golin e epërsisë, kur Marco Asensio asistoi te Karim Benzema.

Real Madridi mund të shënonte edhe golin e dytë shumë lehtë, kur Nacho Fernandez (59’), dështoi të shënonte nga afërsia.

Më pas, Bilbao kërkoi penallti në minutën e 61-të, kur Inaki Williams u rrëzua në zonë, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej vazhduar.

Gjashtë minuta më vonë, Benzema pasoi te Asensio, por ky i fundit lëshoi një goditje të pasaktë, që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.

Reali nuk u dorëzua deri në fund, dhe shënoi për 2-0 me anë të Toni Kroos në minutën e 90-të, ndërsa Rodrygo ishte asistuesi.

Pas javës së 18-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Barcelona që është lidere, ndërsa në xhiron e 19-të do të takohen me Sociedadin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore