Real Madridi thuhet se do të fokusohet në mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly nëse Raphael Varane largohet nga ekipi.
Ka pasur raportime në rritje në javët e fundit që Varane mund të kërkojë të largohet këtë verë, veçanërisht për Juventusin.
Sipas gazetës spanjolle AS, Zinedine Zidane tashmë ka hartuar një plan për të zëvendësuar reprezentuesin e Francës me Koulibalyn.
Carlo Ancelotti deklaroi se qendërmbrojtësi nuk do të largohet nga San Paolo, por situata mund të ndryshojë nëse klubi Real Madridi e thërret.
Deri më tani, Napoli dhe Koulibaly kanë hedhur poshtë të gjitha propozimet nga Liga Premier duke përfshirë Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Chelsea dhe Arsenalin.
Çmimi i tij besohet të jetë së paku 100 milionë euro, nëse jo më shumë, dhe 27-vjeçari nga Senegali kohëve të fundit nënshkroi një kontratë të re deri në qershor të 2023.
Ndërkohë, Corriere dello Sport pretendon se ekziston një klauzolë lirimi e vlefshme vetëm për klubet jashtë shtetit me vlerë 150 milionë euro. /Telegrafi/