Site icon Telegrafi

Real Madridi mbetet mbret në Ligën e Kampionëve, fiton pastër ndaj Chelseat

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea kishte një start të mirë, duke rrezikuar portën e Thibaut Courtois, por nuk kishte sukses.

Mbretërit arritën të shënonin që në minutën e 21-të, pas një aksioni të mirë, ku Dani Carvajal asistoi te Vinicius Junior që gjuajti në portën e Keppa Arizabalaga që priti gjuajtjen, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Karim Benzema për 1-0.

Chelse ishte afër të barazojë menjëherë, por goditja nga afër e Raheem Sterling u ndal nga Courtois.

Në pjesën e dytë mbretërit ishin edhe më kërkues, duke rrezikuar më shumë.

Chelsea mbeti me një lojtarë më pak kur në minutën e 59-të, Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Në minutën e 74-të erdhi goli i dytë, kur Vinicius asistoi te Marco Asensio i cili shënoi gol të bukur për 2-0.

Mbretërit kishin mundësi të shënonin golin e tretë, por shpesh herë nuk ishin ta saktë në pasimin e fundit.

Real Madridi merr një fitore të madhe para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/

Exit mobile version