Ndeshja kthyese e çerekfinales mes Real Madridit dhe Chelseat doli të jetë spektakël në vete, ku anglezët edhe pse fituan 3-2, u eliminuan nga mbretërit që kishin fituar ndeshjen e parë 3-1.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese kishte të njëjtin rezultat 3-1 për anglezët, duke dërguar këtë përballje në vazhdime.
Golin e parë e shënoi Mason Mount në minutën e 15-të për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
https://twitter.com/QueG0lazo/status/1513963331253583875
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=lfeEDLPh4Ig&ab_channel=PremierleagueTv
Chelsea nuk u ndal dhe gjeti golin e tretë fillimisht me Marco Alonson në minutën e 63-të, por që u anulua për një prekje me dorë të spanjollit.
Por edhe pas golit të anuluar anglezët ishin në nivel më lartë dhe në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon David Alaban dhe Casemiron për të shënuar për 3-0.
https://twitter.com/GhanaSocialU/status/1513978952431419396
Kur u duk që londinezët do të kalojnë tutje, Luka Modric dha një asistim të bukur të Rodrygo që shënoi për 3-1 në minutën e 80-të.
https://twitter.com/444Football1/status/1513984729808257031
Ndeshja shkoi në vazhdime, ku të dy skuadrat kishin gjasa të barabarta për të kaluar tutje.
Me të filluar vazhdimet Real Madridi u kthye në epërsi me rezultat të përgjithshëm prej 5-4.
Një pasim i Vinicius Junior gjeti Karim Benzeman që me kokë shënoi për 3-2.
https://twitter.com/birdiefootball/status/1513986576149364743
Pas goli të pranuar Chelsea kishte dy raste të mira me Hakim Ziyech dhe Kai Havertz, por goditjen e njërit e priti Courtois, ndërsa tjera shkoi jashtë porte.
Pas 120 minutash, Real Madridi bën një vend në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4, ndërsa do të takohet me fituesin e takimit, Atletico Madridi – Manchester City. /Telegrafi/