Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, u lëndua gjatë përballjes së skuadrës me Atletico Madridin të dielën mbrëma.
Lëndimi i portierit belg është konfirmuar edhe nga Real Madridi që ka publikuar një komunikatë zyrtare.
“Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Thibaut Courtois nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të rrëmbyesit të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.
Parte médico de Courtois.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 30, 2024
Megjithatë ai pritet t’i humbas së paku dy ndeshje me Real Madridin dhe të rikthehet në portë pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Belgu pritet të mungoj ndaj Lille në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma si dhe në kampionat ndaj Villarrealit të shtunën.
Courtois pritet të rikthehet në portë për Realin më 19 tetor në sfidën që Los Blancos e zhvillojnë në udhëtim te Celta Vigo. /Telegrafi/