Real Madridi ka kthyer nga lëndimet katër lojtarë të rëndësishëm si Rodrygo Goes, Fede Valverde, Marcelo dhe Alvaro Odriozola, që morën pjesë të gjithë në seancën me grupin në stërvitjen e së enjtes.
Zinedine Zidane do të shikojë edhe në seancën e së dielës progresin e tyre para se të vendosë nëse ata do të janë të gatshëm të kthehen kundër Real Sociedadit, ku Real Madridi luan të hënën në mbrëmje në shtëpi.
Sidoqoftë, Eden Hazard dhe Karim Benzema, të dy ishin në stërvitje të shtunën në mëngjes, por të ndarë nga grupi, duke stërvitur individualisht.
💥 @MarceloM12 🦁#RMCity pic.twitter.com/kRp91E90SF
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 26, 2021
Sulmuesi francez do të jetë i pari që do të kthehet, me gjasë kundër Atletico Madridit, fundjavën e ardhshme, por shpejt mund të kthehet edhe Hazard.
Një tjetër lojtar afër kthimit në fushë është Valverde , i cili pësoi një lëndim muskulor ndaj Osasunas më 9 janar dhe ka humbur gjashtë ndeshje në kampionat, plus fitoren në ndeshjen e parë kundër Atalanta në Ligën e Kampionëve.
Edhe ai shpreson të kthehet në kohë për derbin e Madridit.
Eder Militao gjithashtu u stërvit së bashku me Benzeman dhe Hazardin, që do të thotë se lojtarët e vetëm që janë prapra janë Dani Carvajal dhe Sergio Ramos, që vazhdojnë të mesin ende larg fushave. /Telegrafi/