Telegrafi

Real Madridi kthen interesimin për N’Golo Kanten

N'Golo Kante. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

N’Golo Kante përsëri është një objektiv i Real Madridit për repartin e mesfushës.

Gjiganti spanjoll dëshiron të ‘rinovojë’ repartin e mesfushës dhe pritet largimi i dyshes Toni Kroos e Luka Modric.

Kësisoj Kante është bërë objektivi kryesor i Los Blancos për afatin kalimtar të verës së vitit 2020.

Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri Zinedine Zidane dëshiron transferimin e francezit në Santiago Bernabeu.

N’Golo Kante. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Por një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë, duke parë që Kante është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat.

Gjithsesi në rast të një oferte mbi 120 milionë euro, atëherë londinezët mund të heqin dorë nga ylli francez. /Telegrafi/