Real Madridi do të përballet me Chelsean në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos tashmë janë në Londër për të zhvilluar takimin nga ora 21:00 në “Stamford Bridge”.
Por, skuadra spanjolle kishte udhëtuar për në Angli pa trajnerin Carlo Ancelotti që kishte rezultuar pozitiv ditë më parë.
Mirëpo, në testin e realizuar sot (e mërkure), Real Madridi ka konfirmuar se italiani ka rezultuar negativ dhe është nisur për t’iu bashkuar ekipit.
“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Carlo Ancelotti ka rezultuar negativ për COVID-19, kështu që ai do të udhëtojë për në Londër këtë mëngjes për t’iu bashkuar kampit stërvitor të ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Chelsea do të synojë që edhe në këtë edicion ta eliminojë Real Madridin dhe ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, ndërsa këta të fundit duan të hakmerren. /Telegrafi/
Comunicado Oficial: Carlo Ancelotti.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 6, 2022