Real Madridi ka konfirmuar se Marcelo nuk do të mund të luajë kundër Real Betisit në kuadër të javës së tretë në La Liga.
Mbrojtësi brazilian ka pësuar lëndim në shpin dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që luhet sonte nga ora 21:00 në Sevillë.
“Marcelo nuk ka udhëtuar me Real Madridi për në Sevillë për tu takuar me Betisin në kuadër të javës së tretë në La Liga (nga ora 21:00)”.
ℹ️ Marcelo is last-minute withdrawal following back pain.
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 26, 2020
“Braziliani ishte i përfshirë në listën e 22 lojtarëve të ftuar të emëruar nga Zinedine Zidane, por që kishte dhimbje në shpin”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.
Nuk dihet se sa do t’i mungojë Marcelo Real Madridit, mirëpo shumë shpejtë do të mësohet për shkallën e lëndimit të tij.
Natyrisht se mungesa e mbrojtësi do të jetë e ndjeshme për madrilenët, duke ditur ndikimin që ka me lojën e tij. /Telegrafi/