Toni Kroos ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Granadas e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.
Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull për klubin mbretoër, pasi gjermani Kroos u detyrua ta lëshoj fushën si i lënduar.
Kroos u zëvendësua nga Luka Modric në minutën e 34-të, ndërsa Reali tashmë ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të tyre.
Kroos medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 6, 2019
“Pas testeve të kryera sot te lojtari Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës në këmbën e majtë”.
“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror. /Telegrafi/